Skip to content

Përmes një reagimi, shkolla ka shprehur ngushëllime për familjen Purova, duke e kujtuar të riun si një nxënës që la pas kujtime të dhimbshme për bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit e tij.

“Ëndrrat e tij mbetën në gjysmë”, thuhet në reagimin e shkollës, e cila ka shprehur pikëllimin për humbjen e parakohshme të 14-vjeçarit.

Humbja e tij ka prekur rëndë komunitetin shkollor, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit i janë bashkuar dhimbjes së familjes për këtë humbje të rëndë.

Shkolla “Emin Duraku” ka shprehur solidaritet me familjen Purova në këto momente të vështira, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të riut.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren, ndërsa rasti ka tronditur opinionin dhe komunitetin lokal.

/GazetaSinjali/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *