Skip to content

Sipas njoftimit të publikuar në faqet zyrtare të televizionit dhe programit, “Për’puthen” do të nisë më 21 shtator, ndërsa do të transmetohet nga e hëna në të premte, në orën 18:15.

Në krye të programit këtë sezon do të jetë Heidi Baci, e cila merr drejtimin e formatit dhe rikthehet në ekran në një rol të ri për të.

Krah saj do të jenë Erjola Doçi dhe Drini Zeqo në rolin e opinionistëve, duke plotësuar kështu ekipin që do të komentojë dhe analizojë dinamikat mes konkurrentëve.

Me datën tashmë të konfirmuar, mbetet të zbulohen protagonistët e rinj që do të kërkojnë dashurinë përpara kamerave dhe risitë që produksioni ka përgatitur për sezonin e ri.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *