Skip to content

“Sot foli gjykata, nesër do të flasë apeli. Por mbi të dyja qëndron diçka që nuk gjykohet në asnjë sallë gjyqi: HISTORIA!, shkroi këngëtari.

Ejlli theksoi se respekton drejtësinë dhe institucionet, ndërsa shprehu besimin se procesi juridik do të vijojë në shkallët e tjera.

“Shpresa mbetet tek Apeli. Kosova nuk është vetëm një vendim, UÇK-ja nuk është vetëm një dosje dhe historia e një populli nuk mbyllet me një seancë gjyqësor”, vijon reagimi i tij.
Në fund të postimit, këngëtari e mbyll mesazhin duke iu referuar rolit të historisë dhe kohës në vlerësimin e ngjarjeve.

“Një gjykatë jep një vendim, apeli jep një tjetër mundësi, por vetëm historia jep fjalën e fundit. Le të flasë ligji, le të flasë e vërteta, le të flasë historia”, shkruan Ejlli.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *