Skip to content

Këngëtarja ka shpërndarë materiale që lidhen me UÇK-në dhe pasojat e luftës në Kosovë. Në njërin prej postimeve shfaqet emblema e UÇK-së, e shoqëruar me mesazhin “Liria ka emër”.

Në një tjetër InstaStory, ajo ka ndarë një grafikë me shifra që i referohen viktimave dhe pasojave të luftës në Kosovë, ku përmenden ndër të tjera refugjatët, të vrarët, fëmijët e vrarë, viktimat e dhunës seksuale dhe personat e pagjetur.

Dua nuk ka bërë një deklaratë të gjatë mbi vendimin e gjykatës, por reagimi i saj është përcjellë përmes këtyre postimeve.

Edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale me mesazhe që lidhen me UÇK-në, luftën dhe viktimat e saj.

Sa i përket aktgjykimit, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite. Gjykata i shpalli fajtorë për disa krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *