Ky sezon sjell disa ndryshime edhe në drejtimin e programit. Heidi Baci do të jetë moderatorja, ndërsa Erjola Doçi dhe Drini Zeqo do të jenë opinionistët.
Mes konkurrentëve të prezantuar, një prej tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen për shkak të prejardhjes. Për herë të parë në “Për’puthen” do të jetë pjesë e kastit një djalë nga India.
Produksioni ka zbuluar edhe arsyen e veçantë që e ka sjellë atë në program. “Vij nga India dhe kërkoj të gjej një nuse shqiptare”, është mesazhi me të cilin është prezantuar konkurrenti.
Identiteti dhe portreti i tij ende nuk janë zbuluar, pasi produksioni ka zgjedhur ta prezantojë për momentin vetëm përmes siluetës dhe deklaratës së tij.
Pjesëmarrja e një konkurrenti nga India përbën një risi për formatin, i cili ndër vite ka pasur kryesisht konkurrentë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
Më shumë detaje rreth konkurrentit të ri dhe historisë së tij pritet të zbulohen me nisjen e sezonit më 21 shtator.
Be First to Comment