Në rrjetet sociale po shpërndahet një imazh që pretendohet se tregon një shkëmbim mes dy grave, të cilat, të paktën nga përmbajtja e mesazheve, duket se kanë pasur një raport miqësor.
Në komunikimin e publikuar, Blerina i drejtohet Klaudias me fjalët: “Ti je dashuri”, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet: “Të puth fort dritë!”.
Sipas të dhënave që shfaqen në imazh, biseda daton afërsisht tetë vite më parë. Megjithatë, autenticiteti dhe konteksti i plotë i komunikimit nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Rikthimi i këtij shkëmbimi vjen pas deklaratave të fundit të Matrakut, e cila pranoi publikisht se ishte një prej personave të shfaqur në materialet private me Adrian Hilën dhe i kërkoi ndjesë bashkëshortes së tij dhe vajzave të çiftit.
“I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar”, shkroi këngëtarja në reagimin e saj të parë.

Më pas, Matraku publikoi një tjetër deklaratë, ku pretendoi se kompozitori i ishte prezantuar si i divorcuar nga bashkëshortja. Ajo foli gjithashtu për pasojat që publikimi i videove kishte sjellë në jetën e saj personale dhe profesionale.
Deri tani, Klaudia Hila nuk ka bërë një reagim publik lidhur me këtë bisedë.
Be First to Comment