Skip to content

“Hodhi në flakë, në zjarr ëndrrat e mbi 47% të shqiptarëve që u detyruan të merrnin rrugët

nga varfëria e këtij vendi. Hodhi në zjarr, dogji në zjarr shpresat e një kombi. Theu kocka e çau kafka.

Duke përshëndetur me përzemërsi këtë revoltë çlirimtare për shqiptarët, dënuar me forcën më të madhe dhunën, terrorin, egërsinë shtazarake të narkobanditëve të urdhëruar nga Edi Rama, u bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve në mbarë Shqipërinë të bojkotojnë mësimet, shkollën, për të shpëtuar ëndrrën e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e tyre dhe të familjeve, shoqërisë dhe vendit nga ky zjarrvënës që nuk e kanë parë kohërat.

U bëj thirrje pedagogëve të bashkohen me nxënësit dhe studentët e tyre, se mësimi i parë, neni i parë i misionit të tyre është që ata, në çdo rrethanë, duhet të jenë me nxënësit dhe studentët e tyre. Asnjë tentativë, siç po ndodh në disa raste, për të kërcënuar studentët dhe nxënësit nuk do të mbetet pa ndëshkuar. Mësuesit dhe pedagogët janë idhulli për nxënësit dhe studentët. U bëj thirrje biznesmenëve të bashkohen me studentët, mos bini viktimë e narkopropagandës”, tha Berisha.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *