Skip to content

Mema sjell në vëmendje emra si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, Frashërinjtë, Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe shumë figura të tjera që, sipas tij, sakrifikuan gjithçka për kombin.

Ai kritikon edhe mënyrën se si trajtohet sot trashëgimia e tyre, duke theksuar se shumë prej shtëpive dhe vendeve të lidhura me këto personalitete janë lënë në harresë ose janë degraduar.

“Nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, sepse ata na kujtojnë një kohë kur mbi gjithçka qëndronte kombi. Sot, i njëjti komb shihet vetëm si një mundësi për ta rrjepur”, shkruan Mema.

Në fund të reagimit të tij, gazetari ngre pyetjen nëse ekziston sot qoftë edhe një politikan që do të ishte i gatshëm të sakrifikonte pasurinë personale për të mirën e shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se përgjigjja është negative, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *