Pas incidentit të raportuar, transmetimi live i emisionit thuhet se është ndërprerë dhe është zëvendësuar me një material të regjistruar.
Sipas të njëjtit portal, policia ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke marrë informacione nga stafi dhe personat që pretendohet se kanë qenë në kontakt me moderatoren gjatë ditës.
Advertisements
Megjithatë, këto informacione mbeten të pakonfirmuara. Deri në këtë moment, nuk ka një njoftim zyrtar nga Grida Duma, Top Channel apo autoritetet përkatëse që të vërtetojë incidentin e raportuar apo pretendimin për helmim.
Për këtë arsye, lajmi duhet trajtuar me rezervë deri në publikimin e informacioneve të konfirmuara.
Be First to Comment