Skip to content

Përmes një postimi në Instagram, Selin ka zbuluar se partnerit të saj i është vjedhur makina, ndërsa sipas saj, personat përgjegjës kanë marrë edhe një send personal të saj.

“24 orët e fundit, serial! Gimbos i vodhën makinën (dhe parfumin tim)”, ka shkruar Selin, duke e shoqëruar postimin me një emoji të qeshur.

Por kjo nuk ka qenë e vetmja situatë e pakëndshme për ish-banoren gjatë 24 orëve të fundit.

Në një tjetër reagim, Selin ka treguar se ka kaluar një natë pa gjumë dhe se mëngjesi i saj ka nisur me telefonata të pandërprera dhe situata që i kanë shkaktuar nervozizëm.

“Njerëz me energji të keqe sa andej-këtej! I’m mad. Need some vacay”, ka shkruar ajo, duke shprehur dëshirën për t’u larguar disa ditë me pushime.

Postimet e saj kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht për shkak të lajmit të vjedhjes së makinës së DJ Gimbos.

Megjithatë, deri më tani, Selin dhe partneri i saj nuk kanë dhënë detaje të tjera për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Gjithashtu, nuk dihet nëse automjeti është gjetur apo nëse ngjarja është denoncuar pranë autoriteteve.

Mbetet për t’u parë nëse dyshja do të ndajë informacione të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *