Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës, në një moment kur situata mes banorëve duket se ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë, mes dy banorëve shfaqet një përplasje e fortë pranë shkallëve, ndërsa vëmendje të madhe ka marrë edhe ndërprerja e transmetimit live.
Ky moment ka ngjallur reagime dhe diskutime të shumta te ndjekësit e BBVK-së, të cilët po kërkojnë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur realisht mes Bejtës dhe Akilit.
A ishte ky një incident i rëndë apo një tjetër përplasje që do të shkaktojë trazira në shtëpinë më të famshme në Kosovë?
Mbetet të shihet nëse produksioni do të japë ndonjë sqarim për ngjarjen.
Be First to Comment