Skip to content

Sot, më 28 korrik në orën 18:00, trupi i Roland Salës do të niset nga Spitali i Rethimnos për udhëtimin e tij të fundit drejt Atdheut, ku do të prehet përgjithmonë.

Lajmi tragjik ka tronditur familjen dhe gjithë komunitetin shqiptar në qytetin e Rethimnos, në Kretë. Bashkatdhetarët atje janë organizuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rolandit, në shenjë respekti, solidariteti dhe nderimi për një bir të kombit që u nda tragjikisht nga jeta.

“Komuniteti Shqiptar në Rethimno i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve për këtë humbje të rëndë. Lamtumirë, Roland Sala! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithë atyre që të njohën. I qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë”, mbyllet njoftimi.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *