
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar protestat që vijojnë prej 60 ditësh në Tiranë, duke i cilësuar si një lëvizje që, sipas tij, ka tejkaluar çdo parashikim dhe po ndryshon klimën politike në vend.
I ftuar në News24, Çollaku u shpreh se qëndresa e protestuesve ka vënë qeverinë nën presion, ndërsa shtoi se mazhoranca po përballet me frikën e pasojave ligjore. Sipas tij, protesta do të zgjerohet edhe më tej dhe ka dhënë mesazhe të qarta si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën.

Be First to Comment