Skip to content

“Janë më të fortë, sepse kanë zemërim”/ Analisti: Mbi 50 mijë protestues, nuk e kanë organizuar dot as partitë politike

Analisti Indrit Vokshi, i ftuar këtë të shtunë nje studio televizive, deklaroi se në ditën e 14-të të protestës ishin të pranishëm mbi 50 mijë veta.

Vokshi theksoi gjithashtu se kjo është një protestë masive, e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë në vend. Ai tha se asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka pasur kapacitet t’i nxjerrë njerëzit për më shumë se 10 ditë rresht në shesh dhe të organizojë një protestë kaq masive, e cila, sipas tij, tregon se këta qytetarë janë më të fortë se partitë politike.

“Janë mbi 50.000 veta sepse fillojnë nga presidenca diku te kampusi dhe janë tek ministritë Po ndodh protestë masive siç nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe është 12, 13 ose 14 ditë protestë, gjë që asnjë parti politike nuk e ka bërë.

Pavarësisht se kanë burim dhe organizim, asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka pasur kapacitete për t’i nxjerrë njerëzit mbi 10 ditë rresht në sheshin e protestës. Që do të thotë se këta janë më të fortë se çdo parti politike dhe çdo organizim politik sepse është më i fortë zemërimi që kanë.

Kjo ka qenë duke vluar, ka qenë duke vluar se kudo i ke parë njerëzit duke thënë që duhet të ngrihemi, nuk durohet më, po s’po ngrihet askush sepse këta po na shkelin me këmbë. Edhe ka ardhur një moment kur kanë kuptuar që nuk jemi pak, nuk jemi vetëm, nuk jemi të pambrojtur por kemi njëri-tjetrin. Ju nuk e keni idenë se çfarë solidariteti ka në protestë midis njerëzve”, u shpreh ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *