Në minutën e 72-të, pas një pasimi të gjatë nga Kalulu, sulmuesi shqiptar fitoi përballjen me portierin përmes një driblimi elegant, por tentativa e tij përfundoi jashtë portës. Më pas ai vijoi të kërkojë hapësira, duke provuar të ndihmojë edhe shokët e skuadrës me krijimin e rasteve.
Në minutën e 80-të, Durmishi u nis në një aksion individual drejt portës së Nice, por u ndal nga një ndërhyrje e parregullt e mbrojtësit kundërshtar.
Juventusi e mbylli takimin me fitoren 2-0, ndërsa paraqitjet e fundit të Durmishit po forcojnë bindjen se sulmuesi shqiptar është një nga emrat e rinj më premtues në akademinë bardhezi dhe në futbollin europian.
Be First to Comment