Skip to content

Arman Durmishi bind sërish Spallettin, talenti shqiptar aktivizohet me Juventusin dhe lë gjurmë në miqësoren e fundit

Arman Durmishi po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit Luciano Spalletti te Juventusi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U-19 pati sërish mundësinë të zbresë në fushë me fanellën bardhezi, duke lënë përshtypje pozitive në përballjen ndaj Nice.

18-vjeçari u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, kur Juventusi ishte në avantazh 1-0, dhe menjëherë u përfshi në aksionet sulmuese të skuadrës. Durmishi tregoi dëshirë për të qenë protagonist dhe krijoi disa momente të rrezikshme për mbrojtjen kundërshtare.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *