Tashmë duket se edhe vetë Alabbar pranon se janë bërë gabime në mënyrën se si është zhvilluar projekti në Shqipëri.
Në një intervistë, themeluesi i kompanisë “Emaar” deklaron se “në Shqipëri ndërtova shumë shpejt” dhe se kjo, sipas tij, “ishte gabim”.
Alabbar ndalet edhe te një tjetër projekt i tij në bregdetin e Malit të Zi, të cilin gjithashtu e cilëson si një gabim. Sipas tij, vendimmarrja u ndikua nga këshillat e një juristi indian, çka, sipas biznesmenit, rezultoi një zgjedhje e gabuar.
Deklaratat e Alabbar vijnë në një moment kur projekti i Portit të Durrësit vijon të jetë në qendër të akuzave, për shkak të ritmit të punimeve, kostove dhe problematikave të raportuara gjatë zbatimit të tij.
Be First to Comment