Skip to content

Të ardhurat nga shitja e banesave në tregun e lirë do të përdoren për financimin, zgjerimin dhe mirëmbajtjen e fondit publik të banesave sociale. Projekti parashikon gjithashtu që në krijimin e këtij fondi të kontribuojnë edhe subjektet private.

Një tjetër masë është Garancia Sovrane, përmes së cilës shteti do të mbulojë deri në 30 për qind të vlerës së banesës për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara. Sipas relacionit, kjo skemë parashikohet të përfshijë rreth 4 100 familje, ndërsa kostoja e vlerësuar e garancisë arrin në rreth 231 milionë lekë.

Projektligji zgjeron edhe kriterin ekonomik për banesat me kosto të ulët, me synimin që në skemë të përfshihen familje të shtresës së mesme dhe me të ardhura të moderuara, të cilat nuk arrijnë të blejnë banesë në tregun e lirë.

Ndryshimet krijojnë mundësinë edhe për programe të posaçme të subvencionimit të qirasë për kategori të veçanta. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë kriteret, kategoritë përfituese dhe mënyrën e administrimit të tyre.

Sipas relacionit, projektligji nuk krijon një barrë të menjëhershme për buxhetin, por detyrime të mundshme që aktivizohen vetëm në rast se përfituesit nuk përmbushin detyrimet e kredisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *